×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman reagon ashpër ndaj Borrellit e Lajçakut

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 7:49

    Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, në një reagim në platformën “X”, ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e presidentit serb Aleksander Vuçiq për Kosovën.

    Vuçiq duke iu referuar perendimit, kishte thënë se duhet të zgjedhin mes Kosovës e Serbisë.

    “I doni ata? Atëhere nuk do të na keni ne”, kishte deklaruar presidenti serb. Tutje ai ka thënë se në këtë rast Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë rastin e vet.

    Deputeti gjerman ka pyetur se si mund të vazhdohet me pretendimin se “problemi” është kryeministri Kurti, ndërkohë që Vuçiq lejohet të “mbjellë farën e luftës”.

    “Hej, Joseph Borrel, Miroslav Lajçak dhe Oliver Varhelyi. A e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë? Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! Tani!”, ka shkruar ai./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!