×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Dëmtohen disa pajisje të antenës së policisë në Mitrovicë, nisin hetimet

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 9:07

    Një punëtor i PTK-së ka njoftuar se disa persona të dyshuar kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së policisë si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:31 në fshatin Melanicë, në Mitrovicë.

    Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

    “Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!