×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e VV-së nisen me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 14:21

    Deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë nisur drejt Shqipërisë, atje ku do të marrin pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, për shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    E diela e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

    Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

    Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

    Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

    Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

    Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!