×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e jashtëzakonshme

    Dështon themelimi i komisionit hetimor për tenderët njëburimor

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 13:06

    Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar të votohet themelimi i komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimor, përcjell Reporteri.net. 

    Dështimi, ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit pasi vetëm 26 deputetë morën pjesë në votim. Deputetët e pushtetit, ata të Vetëvendosjes, nuk morën pjesë në votim.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten mbajtën seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja, me një pikë të rendit të ditës, atë të themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    Tahiri: Kontratat njëburimore janë nënshkruar pa asnjë transparencë, shifra shkon deri në 200 mln euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!