×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vjet burgim ish-ministrit Todosijeviq që masakrën e Reçakut e quajti trillim, reagon Gjuriq

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 13:37

    Me dy vjet burgim është dënuar ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq.


    Ai është shpallur fajtor këtë të enjte për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut, të cilën e kishte quajtur trillim.

    Ai akuzohej “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

    Ndaj vendimit ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili  nuk i ka kursyer shpifjet dhe cilësimet denigruese ndaj autoriteteve të Kosovës pas dënimit të Todosijeviqit.

    Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, Gjuriqi ka thënë se “shovinistët shqiptarë edhe zyrtarisht kanë suspenduar të gjitha të drejtat e popullit serb në Kosovë e Metohi për liri të mendimit e të fjalës, duke e dënuar Ivan Todosijeviqin me dy vjet burgim”, transmeton Koha.net.

    “Të gjithë ne jemi Ivan Todosijeviqa!” – e ka shqiptuar ai slloganin, si dikur për diktatorin Tito, pas vdekjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!