×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Policia jep detaje për aksidentin në Suharekë ku humbën jetën dy persona

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 9:57

    Policia e Kosovës njoftoi se nga aksidenti me dy viktima në Suharekë, e dyshuara derisa po drejtonte veturën kishte dalë në shirit të kundërt të rrugës ku kishte goditur motoçikletën.

    Vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit, e në veturë kanë pësuar lëndime trupore dy gra.

    Ato kanë pranuar trajtim mjekësor, e njëra është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

    Viktimat e aksidentit në Shirokë të Suharekës janë 20 dhe 31-vjeçar nga Prizreni

    “Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Ndalohet për 48 orë drejtuesi i veturës që u përfshi në aksidentin ku vdiqën dy persona në Shirokë të Prizrenit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!