×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Instruktorë turkë realizojnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 10:11

    Instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe të tretë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se mbështetja e vazhdueshme e partnerëve ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërinë dhe se FSK ka treguar besueshmëri se është e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.

    Postimi i plotë:

    Të trajnuar dhe të ndërveprueshëm me partnerët

    Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

    Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpër drejt në ndërveprueshmërin me partnerën, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!