×
  • Lajme
  • Lajme

    E mohon Presidenca: Këshilltari i Vjosa Osmanit nuk u emërua diplomat në Vatikan

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 16:00

    Në media u raportua se këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Vehbi Miftari u emërua kundërligjshëm diplomat në Vatikan. Ndërsa, nga Presidenca e kanë mohuar këtë, duke thënë se Miftari nuk është emëruar diplomat, por vetëm person kontaktues nga Kosova me Selinë e Shenjtë.


    Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, përmes një reagimi dërguar në adresën e Gazetës Online Reporteri.net, ka thënë se Vehbi Miftari është caktuar si person i cili do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, por nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë gradë diplomatike.

    “Këshilltari i Presidentes nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë grade diplomatike. Do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, si person kontaktues nga Kosova, në përputhje të plotë me praktikat e mëhershme të institucioneve dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Prandaj lajmi i publikuar nga ana juaj është i pasaktë”, ka thënë Kupina.

    Ky sqarim i Presidencës, vjen pasi portali Demokracia.com, raportoi se këshilltari i presidentes Osmani, Vehbi Miftari është emëruar kundërligjshëm diplomat në Vatikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!