×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe pse të rrethuara nga rreziku, këto vende janë ende të pa prekura nga koronavirusi

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 7:27

    Vendet e prekura nga coronavirusi janë në numër të madh, që nga shpërthimi në Wuhan në dhjetor të vitit 2019.


    Megjithatë, ndërsa një numër vendesh kanë konfirmuar rastet e dyshuara të COVID-19, disa prej tyre patën një “psherëtimë lehtësimi” kur testet për coronavirus dolën negativ.

    Ndërkohë, derisa deri më tani është folur për vendet e prekura, më poshtë është një listë e vendeve ku të gjitha rastet e dyshuara të coronavirusit të ri kanë dalë negativ në teste, duke rezultuar në mos përhapje të konfirmuar të virusit, shkruan pharmaceutical-technology, përcjell Telegrafi.

    Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka përshkruar pandeminë e coronavirusit si përcaktimin e krizës globale shëndetësore të kohës sonë dhe u bëri thirrje vendeve të testojnë të gjitha rastet e dyshuara të COVID-19.

    Në nivel global, virusi ka infektuar pothuajse 180,000 persona, ndërsa 7,000 të tjerë kanë ndërruar jetë. Sipas OBSH-së, 80 mijë persona janë shëruar.

    Republika e Palau

    Republika e Palau njoftoi një rezultat negativ të testit për një rast të dyshuar më 9 mars. Dyshohet se ishte një grua 73-vjeçare që mbërriti nga SHBA.

    Mostrat e saj u dërguan në Tajvan për testimin e coronavirusit dhe u njoftuan si negative.

    Tongo

    Një grua 21-vjeçare raportohet të ishte rasti i parë i dyshuar i vendit, e testuar negative për COVID-19.

    Ajo u pranua në spital pasi tregoi simptoma të sëmundjes. Mostrat e saj u dërguan në një laborator në Australi, ku u konfirmuan se ishin negative.

    Mostrat janë dërguar në Zelandën e Re për konfirmim shtesë.

    Ishujt Solomon

    Ishujt Solomon raportuan katër raste të dyshuara të coronavirusit më 10 shkurt në bordin e anijes MV Expert, e cila u fut në provincën Rennell dhe Bellona të vendit.

    Mostrat e marra nga të katër rastet u dërguan në Laboratorin e Referencave të Sëmundjeve Infektive Victorian (VIDRL) me seli në Melburn, Australi për testime dhe u njoftuan të jenë negative.

    Fixhi

    Një rast i dyshuar i infeksionit COVID-19 u raportua në Fixhi në 19 shkurt të një gruaje 37-vjeçare që u kthye nga Japonia.

    Ajo u vendos në izolim në Spitalin Labasa në veri të Fixhit, pasi raportoi simptoma të frymëmarrjes.

    Mostrat e marra prej saj u dërguan në një laborator referencë të OBSH-së në Melburn, Victoria dhe raportuan të jenë negative.

    Barbadosi

    Barbados ka njoftuar se të gjitha rastet e dyshuara në vend janë raportuar negative, megjithëse numri i saktë i rasteve të dyshuara nuk është zbuluar, shkruan në artikullin e pharmaceutical-technology, përcjell Telegrafi.

    Tri rastet e fundit të dyshuara për t’u raportuar ishin në anijen lundruese Costa Magica, e cila u fut në Barbados pasi u mohua hyrja nga Tobago. Të tre rastet u raportuan të ishin negative.

    Siria

    Dy raste të dyshuara të infeksionit me coronavirus u njoftuan në Siri dhe më vonë dolën negativ për virusin.

    Të dy burrat u pranuan në një spital pasi u sëmurën dhe ishin në kontakt me një person nga Irani.

    Testet zbuluan se të dy personat vuanin nga pneumonia dhe ishin trajtuar për indikacion. Njëri prej tyre është liruar nga spitali.

    Qeveria siriane njoftoi disa masa paraprake për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes, përfshirë pezullimin e përkohshëm të hyrjes së të gjithë turistëve që vijnë nga rajonet e prekura.

    Botsvana

    Gjithsej pesë raste të dyshuara të infeksionit me coronavirus u raportuan në Bostvana. Të gjitha rastet kanë dalë negative në testet për infeksionin siç raportohet nga qeveria e Bostvanës më 05 shkurt.

    Rasti i parë i dyshuar me coronavirus në Botsvana u regjistrua në 30 janar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 31 janar.

    I dyshuari mbërriti në një fluturim Ethiopian Airways nga Kina dhe është i izoluar dhe po hetohet.

    Angola

    Rasti i parë i dyshuar me coronavirus në Angolë u raportua në 29 janar. I dyshuari është një shtetas kinez që aktualisht është nën vëzhgim në një klinikë në Luanda.

    Mostrat e tij kanë dalë negative për virusin.

    Angola ka ngritur një karantinë të detyrueshme për të gjithë pasagjerët që vijnë nga Kina.

    Më poshtë është lista e disa prej vendeve që nuk kanë raportuar ndonjë rast të dyshuar ose të konfirmuar të coronavirusit – sipas pharmaceutical-technology, përcjell Telegrafi:

    Belize

    Burundi

    Cape Verde

    Republika Qendrore e Afrikës

    Çadi

    Comoros

    Koreja e Veriut

    Dominica

    El Salvador

    Eritrea

    Grenada

    Guinea-Bissau

    Haiti

    Kiribati

    Kirgistani

    Madagaskari

    Malawi

    Mali

    Mauritius

    Mozambiku

    Nauru

    Nikaragua

    Nigeri

    Papua Guinea e Re

    Venezuela

    Jemeni

    Sierra Leone

    Suriname

    Taxhikistani

    Bahamas

    Gambia

    Turkmenistani

    Tuvalu

    Uganda

    Vanuatu

    Zambia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!