×
  • Lajme
  • Ekonomi

    E paralajmëroi Zogaj, MINT jep detaje mbi “projektin gjigand” që së shpejti do të ‘zbarkojë’ në Prishtinë

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 18:33
    Ministrja Rozeta Hajdari në takim me përfaqësuesit e kompanisë gjermane.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka zbuluar detaje të hollësishme mbi “projektin gjigand” për të cilin paralajmëroi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot gjatë ditës.

    Bëhet fjalë për një investim nga kompania gjermane e autotekstileve “MUNDA”, që prodhon tapiceri dhe tekstile për industrinë e automobileve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Investimi i kompanisë Munda në Kosovë përveç 200 vendeve të reja të punës do të sjell edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED. Një teknologji e re kjo që krijon mundësi krejtësisht inovative”, bëhet e ditur në njoftimin e MINT në Facebook.

    “Një projekt gjigand po fillon”, çfarë po paralajmëron Komuna e Prishtinës

    Sipas MINT, përfaqësuesit e kompanisë gjermane kanë treguar se planifikojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre në Kosovë, me produkte të tjera dhe bashkëpunime me kompani vendore. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!