×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan për Ballkanin: Nëse Serbia do integrim në BE duhet ta ndalë fushatën e çnjohjes së Kosovës

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 20:29

    Njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, vlerëson se Serbia duhet të tërhiqet nga fushata e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës nëse do integrim në Bashkimin Evropian.


    “Është shumë me rëndësi që Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak janë duke bërë presion tek dy vendet që ta vazhdojnë dialogun”, është shprehur Ben-Meir në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

    “Derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaron që “unë besoj në mundësinë e arritjes së zgjidhjes së kompromisit në dialog me Kosovën”, në të njëjtën kohë ai vazhdon fushatën për të bindur vendet tjera që ta çnjohin pavarësinë e Kosovës”.

    “BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit që ai nuk mund të shkojë në dy anët, por duhet të vendosë që nëse Serbia dëshiron të integrohet në BE, fushata e çnjohjes së Kosovës duhet të ndërpritet”.

    Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën është thelbësore për integrimin e Beogradit në BE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!