×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspozitë në Gjilan, paratë do të shkojnë për degën e Sindromës Down në këtë komunë

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 20:35

    Në Ditën Botërore të Sindromit Down, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu ka marrë pjesë në ekspozitën e shfaqur në Gjilan me pikturat e punuara nga vetë nxënësit, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se këto paratë e fituara nga shitja e tyre do të ofrohen për degën e Doën Syndrome në Gjilan.

    “Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme  bashkë me profesorët e artit në komunën e Gjilanit kanë shfaqur një ekspozitë me disa piktuara të punuara nga ata, të cilat u janë dorëzuar qendrës së Doën Syndrome Kosova dhe të njëjtat do të jenë në shitje nga 22-31 mars 2023. Mjetet e grumbulluara nga shitja do të dhurohen për degën në Gjilan të Doën Syndrome.” shkruan Aliu në Facebook.

    Më 21 mars është shënuar Dita Botërore e Sindromit Down, në të cilën motoja ka qenë “ME NE, JO PËR NE” ishte motoja e cila bën thirrje për një shoqëri të barabartë, jo paragjykuese, të dashur dhe gjithëpërfshirëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!