×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar: Marrëveshja nuk është çështje vitesh, kolegët e mi evropianë flasin për çështje javësh

    Reporteri
    19 Tetor 2022 | 20:48
    Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar

    Gabriel Escobar, i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ka thënë se këtë e ka dëgjuar nga kolegët e tij evropianë.

    “Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh”, ka thënë Escobar në një intervistë për Kanal 10.

    Escobar ka thënë se marrëveshja duhet të jetë e shpejtë, por se caktimi i afatave kohore u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve.

    “Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjëi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon. Ne do të donim ta shihnim Kosovën të rreshtohet më shumë sa i përket çështjeve të stabilitetit rajonal dhe kjo është rruga për ta bërë”, ka shtuar Escobar./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!