×
  • Lajme
  • Lajme / Njohësi i politikave të BP

    Vogel kritika Borrellit: Imponoi masa ndaj Kosovës pa vendim zyrtar, tani kërkon ato të hiqen me votë nga 27 vende anëtare

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 15:04
    Foto: RFE/RL
    Foto: RFE/RL

    Analisti dhe njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin zyrtar të BE-së karshi Kosovës.

    Vogel, në veçanti, kritikon Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi që, sipas Vogel, Borell ka vendosur masa ndaj Kosovës pa një vendim zyrtar. Duke vënë në theks se ai kërkon që masat ndaj Kosovës të hiqen me votë nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

    “Interesante se Josep Borell gjeti një mënyrë për të imponuar “masa të përkohshme dhe të kthyeshme” kundër qeverisë së Kosovës pa një vendim zyrtar nga Këshilli, megjithatë heqja e këtyre masave kërkon papritur një votim nga 27 shtetet anëtare”, ka shkruar Vogel.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një adresim para mediave, ka thënë se masat vazhdojnë të mbesin në fuqi dhe se ato largohen kur të vendosin shtetet anëtare.

    Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e këtyre masave.

    “Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij. Ne kemi përmbushur të gjitha përpjekjet e BE-së për të hequr masat kufizuese dhe këto masa duhet të hiqen”, tha Kurti gjatë ditës së sotme. /Reporteri.net/

    Stano: Masat kundër Kosovës do të hiqen kur vendos BE-ja e jo kur do Kurti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!