×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Bogujevci e tensionuar kritikon burrat në Kuvend “që çohen në këmbë dhe i japin leksione si ta kryejë punën”

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 14:51
    Nënkryetarja Saranda Bogujevci

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka paraqitur sot shqetësimet e saj se deputetët, ata të gjinisë mashkullore, tash e sa herë po i ndërhyjnë në punën që ajo është e thirrur ta bëjë, shkruan Reporteri.net.

    Në seancën e sotme ku po diskutohej Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Kosovën, pati një përplasje verbale mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili tentoi t’ia ndërpresë fjalën shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, dhe aty ndërhyu edhe deputeti nga po kjo parti, Salih Zyba.

    Bogujevci ka ngritur disa herë zërin madje i ka kërkuar edhe sigurimit të Kuvendit që të ndërhyjë dhe t’i nxjerrë nga salla deputetët në fjalë, gjë që nuk ndodhi. Ata nuk dëgjuan thirrjen e saj.

    @reporterimedia 🚨Ferat Shala i PDK-së tenton t’ia ndërpres fjalën Mimoza Kusarit, përfshihet edhe Salih Zyba i VV-së #vv #levizjavetevendosje #albinkurti #pdk #mimozakusari #feratshala #lajmeshqip #kosova #kuvendikosoves #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #diaspora #lvv #prishtina #perty #viral #fyp #hashimthaqi #reporteri ♬ original sound – Reporteri.net

    Nënkryetarja Bogujevci, madje shfaqi pakënaqësitë e saj “se tash e sa herë deputetët burra tentojnë t’i tregojnë se si ta bëjë ajo interpretimin e rregullores së Kuvendit”.

    “Po e shkelni rregulloren. z. Zyba, z. Shala në vendin e juaj. Sigurimi e hekni prej sallës z. Zyba dhe z. Shala. Tani largoni deputetët që i përmenda. E kam të pamundshme që në secilën seancë, ku burrat çohen në këmbë dhe të më tregojnë mua se si ta bëj interpretimin e rregullores. Mjaft më”, u shpreh në seancë Bogujevci.

    Sigurimi duket se nuk i mori parasysh thirrjet e Bogujevcit dhe nuk u paraqit në sallë.

    “Meqë sigurimi nuk po hyn dhe nuk e dëgjon kërkesën e kryetares, kur osht e rregullume me rregullore të Kuvendit”, tha në fund nënkryetarja Bogujevci.

    Kjo nuk është hera e parë që nënkryetarja Bogujevci shpreh pakënaqësitë e saj me ndërprerjet që ia bëjnë deputetët, dhe me “leksionet që tentojnë t’ia japin”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!