×
  • Lajme
  • Lajme

    Estonia destinacioni i radhës i Kurtit, udhëton për vizitë zyrtare

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 17:29

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për vizitë zyrtare në Estoni. 

    Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, Kurti në Estoni do të pritet nga homologia e tij, Kaja Kallas.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni. Nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se të mërkurën Kryeministri Kurti kreu vizitën e tij në Gjermani. Para saj, ai ka qëndruar për vizitë në Francë e Austri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!