×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti holandez: Vuçiqi për keqardhje refuzoi të nënshkruajë, duhet të sigurohet natyra detyruese

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 16:50

    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, e ka quajtur për keqardhje refuzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të mos e nënshkruar marrëveshjen e Ohrit.

    Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte më pak thelbësore sesa që pritej.

    ”Ndonëse më pak thelbësore nga sa pritej, marrëveshja për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Republikës së Kosovës ?? dhe Republikës së Serbisë ?? mund të përfaqësojë një rrugë përpara“.

    ”Presidenti i Serbisë për keqardhje refuzoi të nënshkruajë. Duhet të sigurohet natyra detyruese“, ka shkruar ai në Twitter.

    Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin.

    Kurti ka thënë se i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!