×
  • Lajme
  • Lajme

    Falet Fitër Bajrami, myftiu Tërnava flet për rëndësinë e familjes e mirëqenies së shoqërisë

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 7:51

    Besimtarët e fesë islame sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit.

    Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës më 10.04.2024 është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    Myftiu Naim Tërnava ka folur pas faljes së Fitër Bajramit. Ai e ka nisur fjalimin e tij për familjen e shëndoshë duke u lutur që  të ketë harmoni, shëndet dhe paqe.

    Ka thënë se martesa është e shenjtë.  Tërnava ka thënë se si pasojë e një familje të shëndoshe edhe njerëzit janë të shëndoshë.

    Duke u nisur nga kjo, Tërnava ka folur rreth numrit të madh të vrasjeve dhe vetëvrasjeve që po ndodhin.

    “Ne si BIK jemi të shqetësuar për numrin e vetëvrasjeve dhe vrasjeve, të dhënat e policisë janë shqetësuese. Këto akte do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”.

    Tërnava gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mos e neglizhojnë regjistrimin e popullsisë.

    Myftiu është lutur për popullin e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!