×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon rinumërimi i 530 vendvotimeve, Prokuroria dhe Policia shkojnë në QNR

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 16:58

    Qendra e Numërimeve dhe Rezultateve ka filluar numërimin e 530 vendvotimeve.


    Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

    Manipulimet e ndryshme nga komisionerët e subjekteve politike kanë çuar në marrjen e vendimit që në 530 vendvotime të ketë rinumërim votash. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

    Kujtojmë se KQZ-ja me 9 tetor ka marrë vendimin që në 313 vendvotime të ketë rinumërim votash.

    Prokurori i Shtetit është njoftuar sot se Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KZQ), Valdete Daka, përmes ftesës publike ka kërkuar ndihmën e Prokurorisë dhe të Policisë që të jenë prezent brenda objektit të QNR-së, lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të keqpërdorimeve të mundshme në kuadër të procesit zgjedhor 2019.

    Prokurori i Shtetit duke u bazuar në Memorandum Bashkëpunimin dhe koordinimin në mes institucioneve përkatëse ka të përcaktuara ndërmarrjen e aktiviteteve për luftimin me sukses, përfshirë parandalimin, e të gjithë atyre që bien në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi lidhur me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

    Bazuar në kompetencat që ka KQZ-ja, gjatë tërë procesit të zgjedhjeve është e obliguar të koordinoj aktivitetet e saja me institucionet nënshkruese të memorandum bashkëpunimit, dhe pas prononcimit të kryetares së KQZ-së, Prokurori i Shtetit njofton publikun se në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), tanimë janë prezent Prokurori i Shtetit dhe hetuesit nga Policia e Kosovës, të cilët bashkërisht do ti përcjellin dhe verifikojnë pretendimet e parashtruara nga KQZ-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!