×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i KOHËS: Kryesori nga të arrestuarit e sotëm, njihet si mbështetës i VV-së

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 21:03

    Gazetari i njohur i kompanisë KOHA, Besnik Krasniqi ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme ku nga Policia e Kosovës u arrestuan 12 persona, 10 prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë nga të cilët u sekuestruan 400 mijë euro, shkruan Reporteri.


    Krasniqi ka thënë se Albin Kurti më së shumti duhet të mësojë nga arrestimet e sotme, sepse, sipas tij kryesori nga të arrestuarit, njihet si mbështetës i Vetëvendosjes.

    “Albin Kurti më së shumti duhet të mësojë nga arrestimet e sotme. Sepse, kryesori nga të arrestuarit, njihet si mbështetës i Vetëvendosjes, e madje në kohën e Qeverisë Kurti ai ishte bërë ushtrues detyre i kryeshefit të AZHB-së. Pra, Kurti duhet ta dijë se do të qeverisë me shqiptarë. As me japonezë e as me skandinavë. Me shqiptarë”, ka shkruar Krasniqi.

    Sipas tij shqiptarët i harrojnë idealet kur vendosen në ambientet ideale për hajni, siç është AZHB-ja që menaxhon secilin vit rreth 50 milionë euro në formë grantesh e subvecnionesh për bujqësi.

    “Kurti rreth vetes ka njerëz me të cilët ndan ideale të njëjta. Ama, duhet ta dijë që ka edhe hajna e edhe të tillë që braktisin idealet për para. Edhe oportunistë, që së fundmi i janë vënë pas, kur e panë që më nuk ka gjë nga grazhdi ku kullotën me vite”, ka shtuar gazetari Krasniqi.

    Ai është shprehur se duhet të ngritet kontrolli për secilin.

    “Çka duhet, është ngritja dhe mirëmbajtja e një sistemi kontrolli për secilin. Përndryshe, garancë për qeverisje me duar të pastra nuk mund të shërbejë veç afërsia me Kurtin apo të qenit aktivist i Vetëvendosjes”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!