×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjonbalaj që premtoi 50 milionë euro investime në Kosovë shfaqet me ambasadorin amerikan

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 14:29

    Mërgimtari nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, ka premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti zgjedhjet e fundit, zgjedhjet nga Kurti u fituan por Gjonbalaj nuk po bëhet i gjallë.


    Ai kishte publikuar një video e cila u bë virale në të gjithë Kosovën, ku thoshte se në rast se do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare Lëvizja Vetëvendosje, do të kthehet në Kosovë me 50 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, tani kur Kurti është në krye të qeverisë dhe po premton zhvillimin e vendit, Gjonbalaj si duket nuk do të kontribuojë në këtë aspekt siç edhe premtoi.

    Së fundmi ai është shfaqur eveniment që është mbajtur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan i Kosovës, Philip Kosnett.

    Në fotografitë e publikuara nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, Gjonbalaj shihet i buzëqeshur bashkë me ambasadorin amerikan.

    https://www.facebook.com/KosovoinNY/posts/1025224931192125

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!