×
  • Lajme
  • Lajme

    Festuan duke gjuajtur me armë zjarri, policia ia lë në gjysmë ahengun

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 17:35

    Sot rreth orës 14:30 në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri.


    Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar për Reporteri.net se i kanë gjetur tri gëzhoja në vendin e ngjarjes e pastaj e kanë identifikuar një 58-vjeçar si të dyshuar për të shtënat, duke e intervistuar dhe duke ia sekuestruar një revole të tipit Browing.

    “Sot rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Skënder Beu” në Podujevë ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë tri gëzhoja. Ndërkohë që janë gjetur gëzhojat është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë”.

    “Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit; • O. M, 58 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar;  Një revole e tipit Browing, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë”, ka thënë Borovci.

    Policia ka thënë se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur për shkak të një gëzimi familjar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!