×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell javën e ardhshme viziton Serbinë, pritet fillimi i implementimit të marrëveshjes së Washingtonit

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 11:15

    Mediat serbe raportojnë se Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell pritet të qëndrojnë në Serbi gjatë javës së ardhshme.


    Sipas raportimeve, Grenell do ta vizitojë Serbinë më 22 shtator e kjo në kuadër të zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Reporteri.

    Para tij, të hënën, një delegacion i Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Adam Bohler, raportohet se do të vijë në Serbi.

    Përfaqësuesit e DFC do të qëndrojnë atje për katër ditë. Sipas mediave serbe, me ardhjen e delegacionit amerikan, fillon realizimi konkret i marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shtatorit, e cila është premtuar se do t’u sigurojë investimeve të mëdha të dy palëve.

    Kujtojmë se më 4 shtator, Kosova dhe Serbia në Washington, kanë nënshkruar marrëveshje të ndara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizim ekonomik të të dyja vendeve të Ballkanit.

    Nënshkrimi u bë në Shtëpinë e Bardhë dhe me praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili qëndroi në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe delegacionit serb të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

    Kryeministri Hoti ka premtuar investime mbi 1 miliardë euroshe në Kosovë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!