×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti të mos bëjë eksperimente në implementimin e marrëveshjes, situata është serioze

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 10:34
    Kreu i AAK'së, Ramush Haradinaj

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se për dy në krye të Qeverisë, Albin Kurti  u shpalli luftë të gjithëve, por në fund përfundoi në luftë me vetveten, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Haradinaj ka përsëritur se qytetarët janë lodhur me një lloj të tillë qeverisje nga Albin Kurti.

    “Sipas meje ishte në luftë me të gjithë, por që përfundoi në luftë me vetveten. Pra Kurti u shpalli luftë të gjithëve. Si fillim kategorive të lirisë duke mos i përkrahë me pagën minimale, u shpalli luftë të punësuarve në sektor publik duke mos i përkrahë me rritje pagash, të punësuarve në sektorit privat, të papunëve, e vazhdoi duke u shpallur luftë komuniteteve etnike në Kosovë, por edhe aleatëve tanë. Rezultati i kësaj qeverisje jo vetëm që është lodhë qytetari i vendit, por ka arritur t’i lodhë edhe aleatët tanë, edhe ata më besnik, SHBA-të që për një vit nuk pranojnë zyrtarë të kësaj qeverie në Uashington”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

    Ai foli edhe për marrëveshjen e Ohrit, teksa tha se situata është kritike dhe se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë eksperimente në obligimet që ka marrë në implementimin e marrëveshjes.

    “Situata është jashtëzakonisht serioze dhe Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë eksperimente në obligimet që ka marrë në implementimin e marrëveshjes.

    Nuk guxojmë në asnjë variant mos me qenë serioz në zbatimin e marrëveshjes. Kosova nëse vonohet do të ketë pasoja.

    Ju e dini nesër shënojmë 24 marsin e vitit 1999. Imagjinoni Kosovën pa aleatët e vet. Ju bëj thirrje të jemi seriozë. Koha për me nxjerrë pengesa për obligimet që Kosova ka marrë ka kalu. Koha është për seriozitet”, tha Haradinaj ndër të tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!