×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pyet: Çfarë po bën QUINT-i ndaj Vuçiqit që ta ndalë armatosjen e bandave në veri?

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 10:03

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka bërë një reagim pas situatës së krijuar në veri të vendit, edhe pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat atje.

    Ajo pyeti se “çfarë po bëjnë vendet e QUINT-it në Serbi për t’i bërë presion Aleksandar Vuçiqit që të ndalojë financimin, orkestrimin dhe armatosjen e bandave kriminale në veri të Kosovës për të ngritur tensione të dhunshme, për të terrorizuar popullsinë shqiptare që jeton atje dhe për të hedhur bomba drejt gazetarëve?”.

    Në anën tjetër, ajo u shpreh se “nëse kjo shtyrje e zgjedhjeve lokale në veriun e Kosovës nuk shfrytëzohet për të hapë përfundimisht Urën e Ibrit, për të shtrirë rendin e ligjin, dhe për të asgjësuar bandat kriminale të Vuçiqit në veri, nuk do të ketë asnjë sens politik, as ligjor, as shtetëror”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!