×
  • Lajme
  • Lajme

    Helmimi në Deçan, Gërvalla: Qytetarët i sigurojmë se të gjitha institucionet do të jenë në dispozicion për ta kthyer në normalitet këtë komunë

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 17:18

    Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se së bashku me presidenten Vjosa Osmanin, ministrat Arben Vitia dhe Armend Mehaj, sot kanë qëndruar në Deçan, për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve të helmuar.


    Gërvalla në një postim në Facebook tha se në takim me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe personelin shëndetësor, kanë theksuar përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për t’i dalë në ndihmë këtij qyteti në përballimin e kësaj situate emergjente.

    “Ministri Mehaj shprehu gjithashtu gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në forma të ndryshme për daljen nga kjo situatë”, tha ajo.

    “Qytetarët e Deçanit i sigurojmë se të gjitha institucionet përgjegjëse, duke përfshirë edhe ato të sigurisë, do të jenë në dispozicion që sa më parë ta kthejnë normalitetin në këtë komunë, duke zbardhur këtë çështje dhe duke trajtuar secilin qytetar që ka nevojë për trajtim mjekësor.”

    “Shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha. Të gjithë pacientëve u dëshiruam shërim të shpejtë me besimin që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!