×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Asnjë qeveri nuk guxoi të “prekte” Karaçevën, e bëri qeveria ime, aksioni ende s’ka përfunduar

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 10:29

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar aksion tjetër në Karaçevë.


    Sipas Hotit, pavarësisht se ishte punë e mirë, ende s’ka përfunduar.

    “Aksioni në Karaçevë është sukses i madh, që ka munguar qe 10 vite, qeveri pas qeveria kanë hequr dorë, nuk e kanë marrë guximin me i hy kësaj pune. Nga dita e parë nuk kemi pas mëdyshje që ajo punë duhet me u kry. Por kur i sheh rezultatet nuk është shkuar deri në fund, ka ngecur diku veprimi, por ky mbetet aksion i rëndësishëm dhe do të vazhdohet tutje, ju do të shihni javëve në vijim aksione tjera për rikthimin e ligjshmërisë”, ka thënë Hoti në konferencë, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri ndër arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka përmendur edhe aksionin e Karaçevës duke thënë se nuk ka pasur menaxhim të mirë të aksionit, pavarësisht suksesit të treguar në çrrënjosjen e kazinove ilegale.

    “Raporti i performancës tregon qartë se ai ka treguar performanacë jo të kënaqshme në udhëheqjen e policisë. Është vënë re edhe menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë pavarësisht suksesit që ka pasur atje”, ka deklaruar Hoti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!