×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e thotë sërish: Dialogun me Serbinë e udhëheq unë, për çdo zhvillim i raportoj Kuvendit

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 13:52

    Ndërsa nuk ka një datë të saktë kur do të rifillojë dialogu me Serbinë kjo për shkak të ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, për presidentin Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti insiston se ky proces udhëhiqet nga ai, dhe se për çdo zhvillim ai do t’i raportojë Kuvendit.


    “Kryeministri në bazë të Kushtetutës është në krye të dialogut, i cili koordinon punën edhe të këshillit të ekspertëve dhe të forumit të liderëve dhe komunikimi me Kuvendin, unë do t’i raportoj Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, ka deklaruar sot Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Ai para mediave, ka deklaruar se Këshilli i Ekspertëve i formuar dje nga Qeveria, do ta mbështes profesionalisht qeverinë në procesin e dialogut.

    “E kemi formuar një trupë që është këshilli i ekspertëve që është brenda Zyrës së Kryeministrit që do të mbështesë profesionalisht në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.

    Kujtojmë se BE tashmë e ka qartësuar se korriku do të jetë muaji kur edhe do të rinisë dialogu mes dy shteteve.

    Ndërsa SHBA ende nuk e kanë caktuar  datën e një takimi të radhës në Uashington, pas dështimit të të parit, që planifikohej të mbahej më 27 qershor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!