×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hyri në oborr dhe më sulmoi familjarët”, arrestohet gjakovari që mbyti qenin e fqinjit

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 9:04

    Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka mbytur qenin e fqinjit.

    Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka njoftuar se qeni kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjarët dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. Pas këtij i dyshuari kishte marrë pushkën e  gjuetisë dhe e kishte qëlluar.

    I njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    “Fsh. Race, Gjakovë 18.03.2024-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!