×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli takohet me deputetët e PDK-së: Gati për opozitë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 18:48

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë bashkë në një tryezë të gjithë deputetët e partisë së tij.


    Ai ka theksuar gatishmërinë që partia e tij të punojë nga opozita, duke thënë se vendi ka nevojë për qasje serioze, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, ish-kryeparlamentari ka thënë se është e nevojshme që sa më shpejt të krijohen institucionet.

    “Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institicionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres”, ka thënë Veseli.

    Sidoqoftë, PDK-ja është forca e tretë në Kuvend, pasi ka marrë 24 deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, 4 më pak se LDK dhe 5 më pak se VV./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!