×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet ndihmë për shërimin e Astrit Islamit, e ëma e gatshme ta shes veshkën për t’i siguruar paratë

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 22:52

    Astrit Islami, 30 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë Leukemi Akute.


    Tash e një muaj, Astriti gjendet në Turqi, ku ka filluar trajtimin mjekësor. Për shërimin e tij në këtë vend kërkohet të bëhet një transplant i palcës kockore, që kushton 140 mijë euro.

    Atij i nevojitet ndihma financiare e qytetarëve për ta kryer transplantin e palcës kockore.

    Astriti edhe më parë kishe bërë transplant të palcës kockore por që sëmundja i është rikthyer sërish.

    Nëna e Astritit ishte e ftuar në emisionin n’Kosovë Shoë. Ajo thotë se deri më tani me ndihmën e qytetarëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë kanë mbledhur rreth 80 mijë euro.

    Por thekson se familja nuk ka mundësi financiare për ta mbuluar të gjithë tretmanin shëndetësor.

    Ajo u shpreh e gatshme të shes edhe veshkën e saj, vetëm që të siguroj paratë për djalin e sëmurë.

    Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë mund të dërgojnë SMS në këtë numër të telefonit 55101.Po ashtu edhe në xhirollogaritë bankare: Raiffaisen Bank Kosovo, Fatmir Islami (Babai), Nr i llogarisë (IBAN): 1501070000168757 (Për Kosovë).

    Nr i llogarisë (IBAN): XK051501070000168757 (Për donacione jashtë Kosovës).Swift Kodi: RBK0XKPRGjithashtu mundeni të telefononi edhe në numrin e vëllait të Astrit Islami: +38349338872.

    https://www.youtube.com/watch?v=yEC82-Ygg3g

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!