×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto ditë mocioni për rrëzimin e tij, Kurti emëron këshilltarë

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 19:10

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Milot Cakaj, këshilltar politik.


    Sot gjatë ditës ai ke emëruar edhe Shkëlzen Gashin. Dhe këtë e ka bërë ani pse këto ditë në seancën e Kuvendit të Kosovës, partneri i tij në koalicion, LDK-ja ka nisur mocion mosbesimi. Këtë mocion do ta mbështesë opozita, që do të thoshte se këta këshilltarë mund të krenohen për 1 ditë punë në kryeministri.

    Njoftimi nga kryeministria:

    Milot Cakaj u lind më 01.09.1974. Në pozitën e këshilltarit politik të Kryeministrit, vjen nga banka Raiffeisen në Kosovë, ku ishte specialist i modelimit të portfoliove kreditore, me rreth 7 vjet përvojë pune.

    Paraprakisht ka qenë mbi 7 vjet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai ka të përfunduar kolegjin UBT, si inxhinier i shkencave kompjuterike, ku disa vite ka qenë i angazhuar si asistent.

    Në kohën e studimeve ka qenë anëtar i Këshillit Organizativ të protestës studentore të 1 tetorit 1997 dhe më pas edhe pjesë e kabinetit të Përfaqësuesit Politik, z. Adem Demaçi pranë Zyrës Politike të UÇK-së.

    Është i martuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!