×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë pagat e reja në sektorin publik: Nga polici, mjeku deri te kryeministri e presidenti

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 10:21

    Punëtorët e sektorit publik në Kosovë do të kenë ndryshime në pagat e tyre nga muaji dhjetor. Shumica prej tyre do t’i marrin me rritje.


    Pagat e renditura në këtë infografikë janë pagat bazë dhe nuk përfshijnë kompensimet shtesë si puna jashtë orarit ose rrezikshmëria.

    Me Ligjin e ri, presidenti do të paguhet 2 mijë e 390 euro, ndërsa kryeministri 2 mijë e 151 euro. Kryeprokurori i shtetit do të paguhet 1 mijë e 912 euro,Gjyqtari i Gjykatës Supreme 1 mijë e 852 euro, profesori universitar 1 mijë e 505 euro, mjeku specialist 1 mijë 195 euro, mjeku i përgjithshëm 836 euro, mësimdhënësi në shkollë të mesme 621 euro, mësimdhënësi në shkollë fillore 549 euro, zjarrëfikësi 525 euro, polici 478 euro, roja/shtëpiaku 322 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!