×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo ishte përgjigja e Kurtit kur ishte pyetur rreth emërimit të Veliut si ministër i Brendshëm

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 14:02

    Kryeministri Albin Kurti e shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliu, pa e konsultuar fare atë e as kreun e LDK-së Isa Mustafa, çka ky i fundit kërkoi të anulohet vendimi ose paralajmëroi prishjen e koalicionit.


    Por çfarë kishte thënë Kurti më 3 shkurt kur ishte pyetur për emërimin e Veliut si ministër, duke ditur se atë kohë raportohet se ky i fundit ishte kundër një koalicioni me VV-në.

    Kurti pas daljes nga Kuvendi duke mos ia përmendur emrin e Veliut kishte thënë se puna e ministrave do të shihet në ditët, javët e muajt në vijim, shkruan Reporteri.net.

    “Çfarë ministrash do të jenë këta 15 do t`i shohim në ditët, javët, muajt në vijim. Këtë do ta bëjmë edhe më mbikëqyrjen time e të Kuvendit por edhe të juve si media”, kishte deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!