×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takohet me ambasadorin bullgar, flasin për sigurimin e vaksinave antiCOVID

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 16:45

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.


    Ambasadori Gudjev e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të reja të vendit, duke konfirmuar njëherësh edhe gatishmërinë e Bullgarisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

    Gudjev ritheksoi veçmas gatishmërinë e bashkëpunimit ndër-parlamentar, si dhe përkrahjen e shtetit bullgar për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

    Konjufca duke e falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, e ka uruar ambasadorin Gudjev për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme në Bullgari, si dhe ka shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të shtetit bullgar, me theks të veçantë në kuadër të shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme ekonomike, arsimore e kulturore.

    Situata me pandeminë dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinave ishte po ashtu në fokus të takimit, me ç’rast u konstatua se lufta kundër pandemisë mbetet prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!