Krasniqi: Veseli e ka përnjëmend luftën kundër korrupsionit, do ta fillojmë nga PDK

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në Debat Plus, me Ermal Pandurin, u shpreh se që nga viti 2017, PDK-ja e ka në program largimin e personave që kanë akuza për korrupsion, dhe se fushata e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka të bëjë me zgjedhje kjo pasi nuk kanë qenë në dijeni se vendi do të shkoj në zgjedhje.


“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm tani, ministrat e PDK-së kanë punuar shumë për drejtësinë, ministria e Drejtësisë ka punuar shumë në këtë drejtim, këtë vendim të PDK-së, për largimin e zyrtarëve që kanë akuza do të bëhet ligjore edhe për paritë e tjera politike, edhe partneret e qeverisë duhet të bënin këtë, ne kemi pas në plan të dërgojmë në Kuvend për ta votuar këtë”.

“Kryetari, Kadri Veseli e ka përnjëmend siç thotë populli luftën kundër korrupsionit, partia jonë është që 12 vite në pushtet dhe ndryshmet do të nisen nga PDK, për të vazhduar tutje”, tha Krasniqi.

Krasniqi përball analistëve ka shtuar se platforma kundër nepotizmit e korrupsionit është baza e Partisë Demokratike dhe këto dy fusha do të ndikojnë në jetën e gjithsecilit qytetar duke bërë edhe të rinjtë të mos largohen nga Kosova.