×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti kursen para, udhëton në klasën ekonomike për Bruksel

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 11:06

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar për në Bruksel, ku pritet të nisë dialogu me Serbinë.


    Hoti para kësaj vizite ka marrë lëvdata, jo për rinisjen e bisedimeve por për një çështje krejtësisht tjetër.

    Ai në kryeqytetin evropian ka udhëtuar në klasën ekonomike e jo në atë të biznesit, duke kursyer kështu paratë e taksapaguesve, shkruan Reporteri.

    Për këtë Hoti ka marrë lëvdata nga shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, i cili ka thënë se ky është shembull që duhet të ndiqet edhe nga politikanët tjerë të Ballkanit.

    “Heqim kapelat për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot udhëtoi me ne në klasën ekonomike në aeroplanin Prishtinë – Vjenë dhe më pas në aeroplanin nga Vjena në Bruksel. Sa kryeminsitra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do t’i kursenin të hollat e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar Wigemark.

    Kujtojmë se të enjten pritet të takohen për herë të parë, kokë më kokë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq./Reporteri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!