×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur Isa Mustafa përcillte Mahmut Bakallin në Ujëvarat e Mirushës në vitin 1980

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 14:01

    Mirusha që gjendet përgjatë rrugës që të ndan nga Klina drejt Gjakovës e Rahovecit, gjithmonë ka qenë një prej atraksioneve turistike në bukuritë natyrore të Kosovës.

    Kjo dëshmohet edhe në një artikull të viti 1980 të “Zërit të Rinisë”, që është publikuar nga platforma “Na ishte njëherë”, ku shihet ish-kryetari i i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe Isa Mustafa, kryetar i Rinisë Shqiptare të Partisë Komuniste Jugosllave.

    Atëbotë atje mbahej një aksion i hulumtimit që quhej “Klina ‘80” dhe kishte për qëllim zhvillimin turistik të asaj zone. Rruga e vështirë deri atje përshkruhet në tekst, por bukuritë natyrore kishin magjepsur edhe një të ri nga Beogradi që ishte pjesë e aksionit, Sllobodan Drobnjar.

    “Kam shetitur mjaft, por këso bukurie të natyrës nuk kam hasur”, kishte thënë Drobnjar.

    Postime të tilla me figura të njohura nga gazetat e vjetra mund t’i gjeni tek platforma “Na ishte njëherë” në Facebook dhe Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!