×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: 1 shtatori do të jetë ditë normale, do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 13:35

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se 1 shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të lëshohen dokumente hyrje-dalje, ose dyja palët do t’i anulojnë ato.

    Për BBC serbe, Kryeministri i Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të një marrëveshjeje tjetër në takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    ”1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha Kurti.

    ”Beogradi është i shqetësuar sepse mendoj se njerëzit do ta pranojnë ndryshimin, është në favor të serbëve nga Kosova. Por për mua është e qartë se edhe kur të përfundojë procesi, nuk do të jetë fundi – na duhet një marrëveshje me Serbinë sepse gjithçka është e pjesshme derisa të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, bazuar në njohjen reciproke”, ka thënë kryeministri Kurti mes tjerash.

    Kryeministri Kurti për BBC serbe foli edhe për takimin e 18 gushtit në Bruksel, ku tha se bisedimet po ndodhin në dy traka, e para është takimi mes liderëve ku do të jenë dy pika: elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes dhe çështjet e tashme, dhe besoj se do të ndjekim këtë rend.

    “Në lidhje me çështjen e Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë, kryeministri tha se pala kosovare i kreu obligimet e saj “për dy ditë” derisa Beogradi “nuk e bëri as për tetë javë”, tha Kurti, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Kurti flet për BBC-në: Kosova është më e pavarur se Serbia, këta të fundit janë të varur nga Rusia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!