×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti arrin te vila shtetërore ku do të takohet me Vuçiqin, fillimisht takon Borrelin e Lajçakun

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 9:29

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur te vila shtetërore “Bilana” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku sot do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Fillimisht Kurti do të zhvillojë takim me Shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Më pas, do të pësojë takimi i përbashkët me ndërmjetësuesit dhe Vuçiqin.

    Në vendin ku do të mbahet takimi para Kurtit kanë shkuar edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Takimet pritet të nisin në ora 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    Temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin propozim Kurti dhe Vuçiq u pajtuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

    Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

    Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. /Reporteri.net/.

    Borrell e Lajçak nisen drejt vilës shtetërore ku mbahet takimi Kurti-Vuçiq

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!