×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Është koha për hapa të mëdhenj, dakordimi i djeshëm hap rrugën për bisedime intensive

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 14:59

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në dialog me Serbinë, tani nuk është koha për ambicie të vogla, porse është koha për hapa të mëdhenj.

    Kurti ka thënë se dakordimi i djeshëm hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

    Kurti si edhe disa herë gjatë kësaj jave, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për rolin dhe përkushtimin e tij në arritjen e kësaj marrëveshje.

    “Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Dakordimi i djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Falënderojmë ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Paraprakisht në seancën e Kuvendit, Kurti tha se ajo që është arritur mbrëmë në Bruksel, nuk është e njëjtë me propozimin e së hënës, që iu ishte ofruar.

    Sipas kryeministrit, me dakordimin e mbrëmshëm qëndrimi i Kosovës ka mbetur i njëjtë, por ka ndryshuar vetëm qëndrimi i kryediplomatit Borrell.

    Madje, kryeministri Kurti tha se ajo nuk është marrëveshje për targa, por është dakordim, me të cilin synojnë t’i japin hapësirë negocimit të propozimit franko-gjerman.

    “Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim të bëhet çështja e diskutimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakoridimi i cili shtetit tonë që është normal e demokratik t’ia bashkëngjit edhe një raport normal me Serbinë. Ishte e qartë nga vet deklarata e Borrell që një gjë e tillë nuk ishte e përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron saktësisht. Besoj që kjo është një arritje e madhe.

    Ata që thonë ajo që nuk është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën ndryshme, nuk e dinë se për çka po flasin. Është dyfish tekst më i madh. Nuk është marrëveshje, është dakordim, por jo marrëveshje. Është deklaratë e Borrelit. Mbrëmë është ndryshuar deklarata e Borrellit. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borreli ka ndryshuar deklaratën. Kjo është shumë mirë”, tha Kurti ndër të tjera në seancën e Kuvendit. /Reporteri.net

    Kurti: Mbrëmë nuk pati marrëveshje për targa, por dakordim – Borrelli ndryshoi deklaratën, jo ne

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!