×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me Deklaratën e Pavarësisë në sfond, përmes një videomesazhi uron 17 Shkurtin

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 16:21

    Kryeministri Albin Kurti ka publikuar edhe një videomesazh përmes të cilit i ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë. Ajo që bie në sy e për të cilën nuk jemi mësuar ta shohim më parë te Kurti, përveç fjalëve të mëdha për shtetin e Kosovës, gjatë urimit, kryeministri në sfond e ka të vendosur Deklaratën e Pavarësisë të shpallur e nënshkruar nga Hashim Thaçi, para 12 viteve.

    Kurti në urimin e tij shtetin e Kosovës e quan ideal përbashkues të brezave para nesh, dhe thotë se tani është sfida pëarpara nesh.

    Kosova sipas Kurtit sot nuk është në ditë të mira dhe është një hap mbrapa popullit, por populli thotë se tani ka shpresa si kurrë më parë. Por, Kurti thotë se vendimet që do t’i marrë qeveria e tij do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj.

    Kryeministri kërkon që të gjithë të bëhemi bashkë e siç thotë ai të punojmë për ditë më të mira për shtetin e Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!