×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron Fitër Bajramin: Lutjet gjatë Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 7:54

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e Fitër Bajramit.

    Kurti në një postim në Facebook shkruan se mëshira e mirësia le të jenë normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.

    “Për hajër Fitër Bajrami!

    Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit.

    Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.

    Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë”, shkruan kryeministri Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!