×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vlerëson vullnetin e Papa Françeskut për thellimin e raporteve Kosovë – Vatikan

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 15:29

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Përfaqësuesin tonë për kontakt me Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, mirëpriti sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich, përcjell Reporteri.net.

    Bashkëbisedimi filloi me urimin e kryeministrit për Pashkët, teksa shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Delegatit Speich, me të cilin ndau gjithashtu kujtime dhe përshtypjet e tij nga vizita në Vatikan dhe takimi me Papa Françeskun në qershor të vitit 2023.

    “Ai e çmoi vullnetin e Papës për thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit. Hapjen e Misionit Special të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në janar të këtij viti, kryeministri e veçoi si një zhvillim të rëndësishëm në përafrimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

    Ai gjithashtu ritheksoi vullnetin e qeverisë që të punojë ngushtë me Selinë e Shenjtë në promovimin e vlerave njerëzore dhe paqes, krahas raporteve dypalëshe.

    Konjufca me delegatin e Vatikanit flet për plotësim ndryshimet e Ligjit për Liritë Fetare, i thotë se Lista Serbe po e bojkoton

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!