×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Vendi ka hyrë në dy muajt kritikë për kursimin e energjisë elektrike

    Reporteri
    05 Shkurt 2023 | 19:16

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se vendi ka hyrë në dy muajt kritikë për kursimin e energjisë elektrike.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ajo u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.

    “Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijen dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë. Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin! Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë”, ka shkruar ajo.

    Kusari ka bashkangjitur edhe kampanjën e qeverisë ku thuhet se dy muajt “që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike”.

    “Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni dhe intensifikoni kursimin e energjisë”, ka shkruar tutje Kusari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!