×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Kusari reagon pas rekomandimit të Komitetit LIBE për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Beogradit

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 7:57

    Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

    Për këtë ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, përmes një deklarimi në “X”, të martën.

    Ajo ka pyetur se cili është qëlimi i hendekut, duke thënë se shërben për zgjerimin e hendekut në mes të komuniteteve.

    “Cili është arsyeja pas këtij vendimi? Përkrahja e përfaqësimit të paligjshëm të “Drejtorisë së Koordinimit Serb në Kosovë” shërben vetëm për zgjerimin e hendekut ndërmjet komuniteteve dhe është një lëvizje regresive për integrimin dhe sundimin e ligjit në mbarë Kosovën”, ka shkruar ajo.

    Komisioni i PE-së voton pro raportit për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!