×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendoset të largohet busti i turpshëm i Adem Jasharit

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 15:25

    Merret vendimi për largimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren Është vendosur për heqjen e shtatores së Adem Jasharit në Prizren.


    Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ia ka konfirmuar ekipit të Kohavisionit që shtatorja e Adem Jasharit, që u inaugurua më 28 nëntor, e që u përcoll me shumë kritika për dizajnin, pasi nuk i përngjan aspak figurës së heroit, do të hiqet.Shtatorja do të largohet nesër.

    Berrina Sharri, zëvendësmenaxhere e qendrës tregtare ka thënë se vendimi është marrë së bashku me familjen Jashari, pas kritikave të shumta që i kanë vlerësuar si konstruktive.

    Sipas tyre shtatorja do të dërgohet për tu rimodeluar, dhe do të kthehet sërish në qendrën tregtare në Prizren.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!