×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohet trupi i personit që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 10:51

    Po largohet trupi i pajetë i personit që vdiq sot brenda objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës.


    Siç njofton policia ata kanë marrë informatën se në orën 8:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij.

    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e komunës. Me të arritur në vendngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!