×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje për koalicion në Pejë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 12:26

    PDK-ja dhe LDK-ja në Pejë kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur edhe në katër vitet e ardhshme.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga komuna e Pejës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftim theksohet se LDK-së do t’i takojnë 10 drejtori, ndërkaq PDK-së 4 drejtori.

    “Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, z.Xhavit Haliti. Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori. Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!