×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-së iu lëshua Presidenti? Flasin nga VV-ja

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 15:55

    Levizja Vetvendosje mohojnë se janë pajtuar që LDK-së t’i jepet presidenti me anë të një marrëveshje për bashkëqeverisje.


    Zyra për Informim e VV-së, për Reporteri.net, kanë mohuar raportimet e disa mediave se partia e Albin Kurtit ka lëshuar pe sa i përket çështjes së Presidentit.

    “Duket si lajm i fabrikuar për të provoku sepse prej takimit të fundit të para një jave ende nuk ka pasur asnjë takim mes dy kryetarëve”, thuhet në përgjigjen e VV-së.

    Kujtojmë se Kurti e Mustafa në takimin e mbajtur javën e kaluar nuk arritën marrëveshje pasi nuk u dakorduan për postin e presidentit dhe ndarjen e pozitave ministrore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!